Tri humbje radhazi, pozita e Ismet Munishit shumë e rrezikuar te Prishtina

Tri humbje radhazi, pozita e Ismet Munishit shumë e rrezikuar te Prishtina

Pas tri humbjeve radhazi me Prishtinën në edicionin e ri, pozita e Ismet Munishit është tashmë e rrezikuar në stolin e FC Prishtinës.

Skuadra nga kryeqyteti, FC Prishtina humbi sot derbin ndaj Dritës me rezultatin 1-2

Burime të ‘GazetaBlic Sport’ mësojnë se drejtuesit e Prishtinës janë duke shqyrtuar trashmë pozicionin e trajnerit, Ismet Munishi.

Kujtojmë se FC Prishtina u mposht nga Dukagjini, Ferizaj dhe Drita në këtë fillim të sezonit pranveror

Ende nuk është marrë ndonjë vendim për të ardhmen e Munishit, por tashmë pozita e tij është e rrezikuar.

Related Articles