Tri raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

Tri raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

Tri raste të dhunës në familje janë raportuar në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Rasti i parë ka ndodhur në Podujevë.

“DHUNË NË FAMILJE- Podujevë / 25.02.2024-18:05. Dy viktimat, një mashkull dhe një femër kosovarë,  kanë raportuar se i dyshuari  mashkull kosovar në  vazhdimësi është duke  ushtruar dhunë ndaj tyre. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

Në Prizren një grua ka raportuar se ka pasur vazhdimisht dhunë dhe kërcënime nga një person. I dyshuari është arrestuar.

“DHUNË NË FAMILJE- Prizren / 25.02.2024 – 07:40. Ankuesja femer kosovare ka raportuar se vazhdimisht ka pasur dhunë dhe kërcënime nga i dyshuari mashull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

Ndërsa në Malishevë është arrestuar një i dyshuar pasi e kishte sulmuar fizikisht një grua.

“DHUNË NË FAMILJE- Malishevë / 25.02.2024 – 00:10. Ankuesja femer kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.” / Gazeta Enigma.

Related Articles