Tri raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit

Tri raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve janë raportuar tre raste të dhunës në familje në tre qytete të Kosovës.

Në Gllogoc një grua ka raportuar se është kanosur nga bashkëshorti i tij. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërsa në Prizren është arrestuar një burrë pasi kishe sulmuar fizikisht nënën e tij. Viktima nuk ka pësuar lëndime, thotë Policia e Kosovës, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajte.

Dhunë ndaj bashkëshortes, dyshohet të ketë shkaktuar edhe një mitrovicas. Sipas raportit policor, raportohet se pas një mosmarrëveshje midis dy bashkëshortëve i dyshuari ka shtyrë bashkëshorten e tij e cila është rrezuar. Viktima pas sulmit të pësuar ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit pas intervistës palët janë liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt./Gazeta “Enigma”/

Related Articles