Tri raste të dhunës së burrave ndaj grave në raportin 24-orësh të Policisë

Tri raste të dhunës së burrave ndaj grave në raportin 24-orësh të Policisë

Tri raste të iniciuara si “Dhunë në familje” figurojnë në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, ku në gjitha rastet viktimat janë gra, raporton Gazeta Enigma.

Në Malishevë një person është arrestuar nën dyshimin se e ka sulmuar fizikisht të fejuarën e tij. Me vendim të prokurorit ai u lirua në procedurë të rregullt.

Një rast tjetër të dhunës nga bashkëshorti i saj e ka raportuar edhe një grua në Mitrovicë. Pas intervistimit të palëve, edhe në Mitrovicë i dyshuari u lirua në procedurë të rregullt.

Edhe një grua tjetër në Lipjan e ka raportuar burrin e saj në polici për dhunë psikike. Pasi janë intervistuar, sipas raportit të Policisë së Kosovës, janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkohë në Skenderaj, një burrë nuk e ka respektuar urdhërin e Gjykatës për të qëndruar larg bashkëshortes së tij dhe i njëjti ka shkuar tek shtëpia e saj. Ai u arrestua dhe u dërgua në mbajtje.

“Është raportuar se duke mos respektuar urdhrat e gjykatës, i dyshuari mashkull kosovar, ka shkuar te shpija bashkëshortes duke e shqetësuar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Related Articles