Tri vetura aksidentohen, gjashtë të lënduar në Mitrovicë

Tri vetura aksidentohen, gjashtë të lënduar në Mitrovicë

Një aksident me gjashtë të lënduar ka ndodhur dje në Mitrovicë, raporton Gazeta Enigma.

Sipas policisë në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri vetura.

Të lënduarit pas pranimit të tretmanit mjekësore janë liruar.

“Fsh. Shupkovc, Mitrovicë 12.07.2023 – 14:40. Tri vetura civile me drejtues meshkuj  kosovarë janë përfshirë në aksident trafiku në mes veti. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 4 femra dhe 2 meshkuj kosovarë. Të lënduarit pas pranimit të tretmanit mjekësore janë liruar”, thuhet në njoftimin e policisë. 

Related Articles