Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur para pak minutash në Shkodër.
Një 34-vjeçar ka plagosur rëndë të dashurën e tij dhe më pas ka vrarë veten.
A2 raporton se është autori është identifikuar dhe është shtetasi Kolë Manaj, ndërkaq vajza që është plagosur rëndë në kokë është Anila Prendushi, transmeton Gazeta Enigma.
Ngjarja ndodhi brenda në makinë, ndërkohë që është gjetur dhe sekuestruar arma e krimit, në cilësinë e provës materiale.
“Rreth orës 11:15, në lagjen “Mark Lula”, janë gjetur në një automjet, shtetasi K. M., 34 vjeç dhe shtetasja A. P., me plagë të shkaktuara nga armë zjarri. Shtetasi K. M. ka humbur jetën, ndërsa shtetasja A. P. është dërguar në spital, në gjendje shumë të rëndë. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet hetimore për rastin. Nga veprimet e para rezulton se automjeti nuk ka dëmtime të jashtme të shkaktuara nga armë zjarri. Në brendësi të automjetit është gjetur një armë zjarri pistoletë. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thotë policia. /Gazeta Enigma