Trump e konfirmon: Khamenei është i vdekur

Trump e konfirmon: Khamenei është i vdekur

Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ali Khamenei, sic e ka cilësuar ai “një nga njerëzit më të këqij në histori”,  është i vdekur.

“Kjo nuk është vetëm drejtësi për popullin e Iranit, por edhe për të gjithë amerikanët e mëdhenj,” tha Trump në një postim në Truth Social.

Ai shtoi për Khamenein:

“Ai nuk mundi të shmangte Inteligjencën tonë dhe Sistemet e Gjurmimit shumë të sofistikuara dhe, duke punuar ngushtë me Izraelin, nuk kishte asgjë që ai, apo udhëheqësit e tjerë që u vranë së bashku me të, mund të bënin.”

Trump vijoi:

“Kjo është mundësia më e madhe për popullin iranian të rikthejë vendin e tyre.”

Postimi i plotë:

Khamenei, një nga njerëzit më të këqij në histori, është i vdekur. Kjo nuk është vetëm drejtësi për popullin e Iranit, por edhe për të gjithë amerikanët e mëdhenj, dhe për njerëzit nga shumë vende të botës që janë vrarë ose masakruar nga Khamenei dhe banda e tij e dhunshme. Ai nuk mundi të shmangte Inteligjencën tonë dhe Sistemet shumë të sofistikuara të gjurmimit, dhe duke punuar ngushtë me Izraelin, nuk kishte asgjë që ai, apo udhëheqësit e tjerë që u vranë së bashku me të, mund të bënin.

Kjo është mundësia më e madhe për popullin iranian të rikthejë vendin e tyre. Po dëgjojmë se shumë nga forcat e tyre IRGC, ushtria dhe forcat e tjera të sigurisë dhe policisë nuk duan më të luftojnë dhe po kërkojnë imunitet nga ne. Siç thashë mbrëmë: “Tani mund të kenë imunitet, më vonë marrin vetëm vdekjen!” Shpresoj që IRGC dhe policia të bashkohen paqësisht me Patriotët iranianë dhe të punojnë së bashku për të rikthyer vendin në madhështinë që meriton. Ky proces pritet të fillojë shpejt, sepse jo vetëm vdekja e Khameneit, por edhe vendi është, brenda vetëm një dite, shumë i shkatërruar dhe madje i shkrumbuar. Bombardimet e rënda dhe të saktë do të vazhdojnë, pa ndërprerje gjatë javës ose, sa të jetë e nevojshme për të arritur objektivin tonë: PAQEN NË TË GJITHË LINDJEN E MESME DHE, VËRTET, NË BOTË!

Related Articles