Donald Trump tha se Izraeli duhet të ‘qetësohet’, pasi ky shtet tha se do vazhdojë me sulme ndaj Iranit.
“Duhet ta bëj Izraelin të qetësohet tani”, tha Trump ndërsa po largohej nga Shtëpia e Bardhë.
“Izraeli – sapo bëmë marrëveshjen- doli dhe hodhi një ngarkesë bombash, të tilla që nuk i kam parë kurrë më parë, ngarkesa më e madhe që kemi parë”.
“Ne në thelb kemi dy vende që kanë luftuar kaq gjatë dhe aq fort sa nuk e dinë se çfarë dreqin po bëjnë”, deklaroi Trump.