Trumpi në pushtet, nuk priten ndryshime të mëdha në marrëdhëniet me Kosovën – thotë Vuçiq

Trumpi në pushtet, nuk priten ndryshime të mëdha në marrëdhëniet me Kosovën – thotë Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, duke folur për situatën gjeopolitike në botë, tha se pret ndryshime të mëdha me ardhjen e presidentit të sapozgjedhur amerikan Donald Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë, por që nuk do të jenë të tilla të mëdha kur bëhet fjalë për marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës.

Vuçiq ka theksuar se në çështjen e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ndryshimet nuk do të jenë të lehta në asnjë rast.

“Pres ndryshime të mëdha në lidhje me Donald Trump, nuk po them ndryshime të mëdha në raportin tonë me Prishtinën dhe nuk pres ndryshime të lehta dhe ndryshime të mëdha, por pres ndryshime të mëdha në strukturimin e vlerave në botë. Nëse Musk u largua nga Kalifornia dhe shkoi në Teksas, atëherë e keni të qartë se do të ketë ndryshime të mëdha. Unë pashë një vendosmëri të jashtëzakonshme në mesin e bashkëpunëtorëve më të afërt të Trump”, tha Vuçiq për RTS.

Related Articles