Kanë filluar të mbërrijnë në Kosovë trupat shtesë të NATO-s, pas dhunës së paprovokuar dhe të papranueshme që la 30 trupa paqeruajtëse të KFOR-it të plagosur në përleshjet në veri javën e kaluar, raporton Gazeta Enigma.
Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se pjesa më e madhe e tyre janë turq.
“Rreth 500 pjesëtarë të shërbimit turk nga brigada e 65-të e mekanizuar e këmbësorisë së Turqisë do të përbëjnë pjesën më të madhe të përforcimeve të NATO-s”.
Siç bëhet e ditur, batalioni turk fillimisht do të vendoset në kampin Sultan Murat.
“Batalioni turk fillimisht do të vendoset në kampin Sultan Murat dhe do të jetë në Kosovë për aq kohë sa të jetë e nevojshme. Një batalion shtesë i forcave rezervë të NATO-s është vënë gjithashtu në gatishmëri më të lartë për t’u vendosur nëse është e nevojshme”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga NATO. /Gazeta Enigma