Tuchel: Sterlingu do t’i japë formë Chelseat

Tuchel: Sterlingu do t’i japë formë Chelseat

Raheem Sterling do ta ndihmojë Chelsean ta marrë formën e duhur. Kështu ka thënë të enjten trajneri gjerman i skuadrës londineze, Thomas Tuchel.



Chelsea po mundohet që të krijojë ekip garues, për ta ngushtuar diferencën e madhe të krijuar nga Manchester City dhe Liverpooli.

27-vjeçari Sterling, që përfaqëson Anglinë, iu bashkua Chelseat për 50 milionë funte nga City, me kontratë pesëvjeçare.

Ishte edhe blerja e parë nga pronarët e rinj amerikanë.

“Shpresoj se ai do ta formojë skuadrën tonë, me vetë praninë e tij në skuadër. Ai do të jetë aset shumë i madh e i çmuar për ne”, ka thënë Tuchel për “BBC Sportin”.

Related Articles