Një tërmet me magnitudë 5 ballë ka goditur provincën jugore Kahramanmaras të Turqisë.
Presidenca e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) tha herët të premten se tërmeti goditi lagjen Onikisubat në një thellësi prej 6.5 kilometrash.
Tërmeti ndodhi në orën 5:53 të mëngjesit me orën lokale.
Tërmetet shkatërruese të 6 shkurtit me magnitudë 7.7 dhe 7.6, me qendër në Kahramanmaras, kanë prekur rreth 13.5 milionë njerëz në 10 provinca të tjera, duke përfshirë Hatay, Gaziantep, Adiyaman, Malatya, Adana, Diyarbakir, Kilis, Osmaniye, Sanliurfa dhe Elazig.
Deri më tani nuk raportohet për viktima apo dëme.