Një zyrtar policor është vrarë para dy ditësh në Zllatar, deri sa ishte në një ndejë me disa zyrtarë tjerë policorë.
Lidhur me rastin, policia ka bërë të ditur se janë arrestuar gjashtë zyrtarë policorë të cilët me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Me 19.02.2022 lidhur me rastin trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion dhe janë arrestuar gjashtë zyrtar policor të cilët me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë, duke iu referuar vrasjes që ndodhi më 18 shkurt në Zllatar, transmeton lajmi.net.
Me rekomandim të Inspektoratit policor, të gjithë zyrtarëve policorë që ishin në vendin e incidentit u është dhënë vendimi për suspendim nga puna.
/Gazeta Enigma/