Disa emigrantë të nisur për në Mbretërinë e Bashkuar janë mbytur në Kanalin pranë Calais pasi varka e tyre u fundos, ka thënë qeveria franceze.
Një operacion shpëtimi është duke u zhvilluar pasi një peshkatar dha alarmin, tha një zëdhënës i rojës bregdetare franceze.
Sipas një deklarate të Ministrisë së Brendshme franceze të raportuar nga agjencia e lajmeve AFP, pesë persona të tjerë u nxirren pa ndjenja nga uji, shkruan BBC.
Të hënën, numri i emigrantëve që kanë arritur në Mbretërinë e Bashkuar me anije këtë vit tejkaloi më shumë se trefishin e totalit të vitit 2020.