Arbërie Nagavci nga LVV ka reaguar pas zgjedhjes së Bordit të ri të RTK-së, raporton Gazeta Enigma.
Ajo u shpreh optimiste se Bordi i ri do të ketë rol thelbësor në rikthimin e besimit të qytetarëve në RTK.
“Mëse e lumtur që pas më shumë se dy vitesh e funksionalizuam Bordin e RTK-së. Bordi dje mbajti mbledhjen e parë ku e zgjodhi kryetarin dhe nënkryetarin. Po gjatë kësaj mbledhje Bordi i e ka emëruar Zana Spahiun, në pozitën e ushtrueses së detyrës së drejtorit të përgjithshëm të RTK-së”.
“Besoj fuqishëm se bordi i ri i RTK-së do të ketë një rol thelbësor në rikthimin e besimit të qytetarëve në RTK, duke garantuar pavarësi editoriale, standarde profesionale, llogaridhënie dhe shërbim cilësor për publikun”.
Ajo tha se pret që puna e Bordit të ri të jetë në shërbim të interesit publik dhe të vlerave demokratike. /Gazeta Enigma.
