U kap me tri qese marihuanë, arrestohet 22 vjeçari në Ferizaj

U kap me tri qese marihuanë, arrestohet 22 vjeçari në Ferizaj

Gjatë patrullimit në rrugën “Hysen Tërpeza” në Ferizaj, policët e kanë ndaluar një automjet të tipit “Shkoda” me targa vendore.

Derisa i kanë kontrolluar shoferin dhe dy pasagjerët, të njëri pasagjer 22 vjeçar kanë gjetur tri qese me substancë narkotike, të dyshuara me marihuanë.

I dyshuari është arrestuar e më pas është liruar në procedurë të rregullt.

Njoftimi i plotë:

Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analogoe

Policët e stacionit në Ferizaj, sot rreth orës 05:15 në rrugën ‘’Hysen Tërpeza’’ në Ferizaj, gjatë patrullimit kanë ndaluar një automjet Shkoda me targa vendore.

Gjatë legjitimimit dhe kontrollimit të personave, shoferit dhe dy pasagjerëve, tek njëri pasagjer D.E (M/K) i moshës 22 janë gjetur tri qese me substancë narkotike, të dyshuara me marihuanë.

I dyshuari D.E është arrestuar dhe shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘’Posedim I paautorizuar i substancave narkotike psikotrope ose analoge’’ . / Gazeta Enigma.

Related Articles