Vetaksident në Gjakovë, lëndohet rëndë një 26-vjeçar

Vetaksident në Gjakovë, lëndohet rëndë një 26-vjeçar

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues.

Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik.

Një vetaksident në trafik ka ndodhur dje pasdite në rrugën Prizren – Gjakovë, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar tre persona.

Sinjali mëson se deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtëisisë me kushtet e rrugës, ku në rrugën me kthesa shoferi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi timon dhe ka përfunduar jashtë rrugës.

Të lënduarit janë dërguar me urgjencë në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Gjakovë, ku pas ekzaminimeve mjekësore është konstatuar se një 25-vjeçar ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Kujtojmë se në vazhdimësi bëhet thirrje për kujdes në komunikacion, pasi rastet e aksidenteve me fatalitet nuk po kanë të ndalur dhe shkaktarët më së shpeshti janë moszbatimi i rregullave.

Related Articles