U kapën në trafik, këta janë të dyshuarit që u përfshinë në përleshjen në Gjakovë

U kapën në trafik, këta janë të dyshuarit që u përfshinë në përleshjen në Gjakovë

Konfliktet në trafik janë goxha të shpeshta në vendin tonë dhe jo rrallëherë eskalojnë në kërcënime serioze e përleshje fizike, për çka nevojitet edhe ndërhyrja e Policisë. Në shumicën e këtyre rasteve, mollë sherri bëhen shkeljet e rregullave të komunikacionit, duke i shtyrë kështu shoferët të përfshihen në rrahje.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në rrugën “Sylejman Abdyli” në Gjakovë, ku katër persona janë përfshirë në përleshje, tre prej të cilëve kanë përfunduar në ndalim policor.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se të dyshuarit që u arrestuan janë Fidan Mehmeti, Bajram Thaqi dhe Dukagjin Gjoci, që janë dërguar në mbajtje. Ky i fundit ka pësuar edhe lëndime trupore, bashkë me të dyshuarin tjetër Emerson Kastratin, i cili është lënë i lirë.

Ata po dyshohet se u kapën për shkak të një mosmarrëveshje momentale derisa ishin në trafik, ashtu që konflikti verbal eskaloi në dhunë fizike.

Të dyshuarit që pësuan lëndime trupore kanë marrë trajtim mjekësor në spital dhe më pas janë shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku kanë dhënë deklaratat e tyre në lidhje me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që tre të dyshuarit të ndalohen dhe ndaj tyre të iniciohet rasti për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Related Articles