Ministrja e Arsimit, Arbëria Nagavci, ka reaguar në lidhje me largimin e 8-vjeçares me autizëm nga shkolla “Elena Gjika” në Prishtinë.
Ajo ka shprehur shqetësim, derisa tha se e drejta e shkollimit është e drejtë e garantuar me ligj dhe kushtetutë.
“Me shqetësim mora informatën për rastin e nxënëses 8 vjeçare, me aftësi të kufizuara , të cilës ju pamundësua vijimi i mësimit në një shkollë të Komunës së Prishtinës. Arsimi i të gjithë fëmijëve është e drejtë e garantuar me kushtetutë dhe legjislacionin në fuqi, bazuar në instrumentet ndërkombëtare. Çfarëdo veprimi i cili bie në kundërshtim me politikat tona gjithëpërfshirëse, është i papranueshëm dhe nuk do të tolerohet”, ka thënë ajo.
Më tutje, ministrja deklaroi se ka autorizuar zyrtarët e MAShT-it që për vajzën në fjalë të bëhet një zgjidhje.
LEXO EDHE: Largohet nga shkolla “Elena Gjika” një 8-vjeçare me autizëm
Ndër të tjera, Nagavci theksoi faktin se MASHT-I ka ndarë mjete dhe buxhetin për punësimin e asistenteve për personat me aftësi të kufizuara, por siç thotë ajo Komuna nuk e ka bërë një gjë të tillë.
“MASHTI në kuadër të sigurimit të mekanizmit të mbështetjes se shkollës dhe fëmijeve me aftësi të kufizuara ka ndarë mjetet dhe buxhetin për punësimin e asistenteve, Komuna e Prishtinës e ka pasur të lejuar punësimin e 12 asistentëve dhe detyra e tyre ka qenë pikërisht mbështetja e nxënësve me aftësi të kufizuara që kanë vështirësi në adoptim dhe mësimnxënie. Fatkeqësisht, Komuna e Prishtinës nuk i ka punësuar këta asistentë. /Gazeta Enigma/.