U përfshinë në një skandal me shpenzime, tre gjyqtarë nga Serie A marrin dënim të rëndë

U përfshinë në një skandal me shpenzime, tre gjyqtarë nga Serie A marrin dënim të rëndë

Fabrizio Pasqua, Federico La Penna dhe Ivan Robilotta janë gjyqtarët e Serie A-së të pezulluar për një skandal të shpenzimeve, shkruan ANSA.

Shoqata e Arbitrave Italianë (AIA) konfirmoi në një deklaratë se disa zyrtarë ishin pezulluar si masë paraprake gjatë një hetimi të FIGC (Federata Italiane e Futbollit).

Kjo u nxit nga një auditim i brendshëm i AIA-s të cilët gjetën disa ‘mospërputhje’ në faturat e shpenzimeve dhe formularët e tyre. Ata nuk u bë e ditur cilët janë , por raportohet të jenë tre gjyqtarë të Serie A dhe katër ndihmës, transmeton Sinjali Sport.

Tani agjencia e lajmeve ANSA po pretendon se gjyqtarët janë Pasqua, La Penna dhe Robilotta.

Asnjë prej tyre nuk është caktuar në xhiron e fundit të ndeshjeve të Serie A.

Related Articles