U prezantua rrejshëm në Zveçan, arrestohet kosovari

U prezantua rrejshëm në Zveçan, arrestohet kosovari

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të prezantimit të rrejshëm në Zveçan, teksa i dyshuari është arrestuar, raporton Gazeta Enigma.

“Fshati.Zherovnive, Zveqan 05.09.2024-15:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti gjatë legjitimimit ka prezantuar një kartelë identifikuese si oficer korrektues, mirëpo i njëjti nuk kishte këtë funksion që nga viti 2013”, thuhet në raport.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar.

Policia njofton se rasti vazhdon në procedurë të rregullt. / Gazeta Enigma.

Related Articles