U raportua se ka vdekur, del i gjallë para mediave

U raportua se ka vdekur, del i gjallë para mediave

Gjendja shëndetësore e Presidentit të Turqisë Erdogan si edhe anulimi i disa takimeve të planifikuara bëri që në rrjetet sociale të shpërndahej thashetheme se ai ishte shtruar në spital, madje dhe se kishte ndërruar jetë.



 Lajmi u shpërnda në të gjithë botën, ku mediat më të njohura ndërkombëtare, përfshi edhe CNN raportuan mbi një ngjarje të tillë.

Nisur nga situata e krijuar, Erdogan zgjodhi të dalë vetë para mediave për të shuar zërat se kishte vdekur duke dhënë një konferencë për shtyp para gazetarëve me qëllimin e vetëm që të tregonte se ishte mirë me shëndet.

Pavarësisht se duket i lodhur dhe has vështirësi në të folur, Erdogan i përgjigjet pyetjeve të gazetarëve duke dhënë mesazhin se vijon të qëndrojë në detyrë pavarësisht problemeve shëndetësorë.

Prokuroria turke nisi hetimin për 30 persona në Turqi pasi këta të fundit përhapen në rrjetet sociale lajmin se “Presidenti kishte vdekur”.

Hetim ka nisur edhe ndaj atyre që kanë shpërndarë hallvë në rrugë pas lajmit të rremë se Erdogan kishte vdekur./Gazeta Enigma/

Related Articles