Një punëtor në ndërtimtari është rrëzuar nga dy metra lartësi.
Rasti ka ndodhur në Opterushë të Rahovecit, ndërsa siç bëhet e ditur, punëtori është shtrirë në QKUK, ku për fat të mirë, sipas mjekëve, gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.
“Viktima mashkull kosovar derisa ishte duke punuar në ndërtimtari në rrethana të panjohura është rrëzuar nga një lartësi prej rreth 2 metra dhe ka pësuar lëndime. Viktima pas tretmanit mjekësor në Spitalin Rajonal në Prizren, është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë. Njësitet policore dhe inspektori i punës kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që është informuar edhe prokurori lidhur me rastin”, thuhet në raport.