Liverpool ka dërrmuar rivalin e përjetshëm, Manchester United, duke i shënuar plotë 5 gola para publikut të saj, shkruan Gazeta Enigma.
Skuadra e Klopp ka fituar me rezultat të thellë 0-5. Golat në këtë takim u realizuan nga Salah 3x, Keita dhe Jota.
Pas ndeshjes ka folur, trajneri i United, Solskjaer.
“Ne humbëm 6-1 ndaj Spurs sezonin e kaluar, por kjo është milje më keq. Ne duhet ta kapërcejmë atë sa më shpejt që të mundemi dhe të vazhdojmë përpara”, tha ai.
“Është dita më e errët që kam patur drejtimin e këtyre lojtarëve. Jo aq mirë sa individualisht apo si ekip”, shtoi ai.
Solskjaer në fund foli edhe për çasjen e tij dhe skuadrës së tij ndaj rivalit të përbetuar në Premierë League, të cilën e cilësoi të pamenduar e analizuar si duhet.
“Stafi i trajnerëve është shumë i mirë, brilant, dhe unë zgjedh mënyrën se si i qasemi lojës. Sot ne nuk ishim mjaftueshëm klinikë për të ecur përpara dhe kur u jepni hapësira lojtarëve të mirë ata shënojnë.”, përfundoi ai.