UEFA dënon Bjellorusinë

UEFA dënon Bjellorusinë

Të gjitha klubet dhe përfaqësueset e Bjellorusisë që luajnë në garat e UEFA-s do të duhet të luajnë ndeshjet si vendas në një fushë neutrale, kështu ka vendosur sot Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s. Gjithashtu nuk do të lejohen as tifozët në ndeshjet që ekipet nga Bjellorusia llogariten vendase.



“Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s është takuar sot dhe ka vendosur që gjitha klubet bjelloruse dhe përfaqësueset që garojnë në garat e UEFA-s do të duhet të luajnë ndeshjet e tyre si vendase në fusha neutrale dhe atë menjëherë. Për më tepër, asnjë tifozë nuk do të jetë i pranishëm në ndeshjet në të cilat skuadrat nga Bjellorusia janë nikoqire”, ka njoftuar UEFA.

Dënimet kanë ardhur si pasojë e rolit të Bjellorusisë në pushtimin rus të Ukrainës. /Gazeta Enigma/

Related Articles