UEFA e dënon me një ndeshje moslojë Bellinghamin, por jo medoemos në EURO 2024

UEFA e dënon me një ndeshje moslojë Bellinghamin, por jo medoemos në EURO 2024

Pas reagimeve të shumta nga tifozët ndaj UEFA-s për asnjë dënim me moslojë për futbollistin anglez Jude Bellingham, ndërkohë që futbollisti turk Merih Demiral u dënua me dy ndeshje moslojë, tani UEFA e ka ndryshuar vendimin final për Bellingham, duke e dënuar me një ndeshje moslojë, shkruan Gazeta Enigma.

Megjithatë, ky dënim nuk është me efekt të menjëhershëm, pasi një ndeshje moslojë vlen për një vit, dhe jo medoemos për EURO 2024. Pra, Bellingham mund të luajë në ndeshjen e nesërme kundër Zvicrës apo edhe në të tjerat nëse Anglia kualifikohet tutje, por i duhet të mos luajë në një ndeshje, në periudhën brenda një viti.

Kjo ka pasuar sërish me reagime të shumta, duke u parë si vendim diskriminues, pasi anglezi Bellingham u dënua me vetëm 20 mijë euro gjobë për gjestin e tij seksual drejt tifozëve të Sllovenisë, ndërkohë që lojtari turk Demiral u dënua me dy ndeshje moslojë për gjestin e tij me një përshëndetje ‘ujku’. Ky gjest lidhet me grupin ekstremist turk të krahut të djathtë “Ujqërit gri” – një organizatë që konsiderohet një grup terrorist nga BE – dhe është e ndaluar në Austri dhe Francë.

Demiral tha se përshëndetja ishte e planifikuar paraprakisht në rast se ai shënonte. /Gazeta Enigma

Related Articles