Goli i futbollistit të kombëtarës shqiptare Nedim Bajrami, është më i shpejti në histori të kampionateve evropiane deri më tani.
Bajrami, golin e realizuar kundër Italisë pas vetëm 23 sekondash lojë.
Kështu, ai arriti që ta thyente rekordin që mbahej prej 20 vjetësh nga Dmitry Kirichenko, i cili në vitin 2004, kishte realizuar kundër Greqisë pas 65 sekondash.
Golin e futbollistit nga Tetova, e ka publikuar edhe faqja zyrtare e UEFA-s.
“Goli më i shpejti në historinë e EUROS”, shkruan në postim duke e shoqëruar edhe me simbolin e duartrokitjes dhe flamurin e Shqipërisë.
Në ndeshjen e parë skuadra e Sylvinhos nuk arriti të nxjerrë një rezultat pozitiv pasi u mposht me rezultat 2:1.
Shqipëria ndeshjen e radhës do ta zhvillojë kundër Kroacisë, më 19 qershor.