Unioni Evropian i Futbollit (UEFA) i ka ndaluar futbollistit Ognjen Vranjesh të luajë ndeshje evropiane me një tatuazh të dukshëm të dukës çetnike Momçilo Gjujiç.
UEFA ka nisur një hetim kundër Vranjes pas ndeshjes së dytë eliminatore të Ligës së Konferencës mes AEK dhe Velezh.
Vendimi përfundimtar është marrë dhe thotë se Vranjesh duhet të mbulojë tatuazhin e diskutueshëm që ka në krahun e tij sepse “thërret për fashizëm”.