Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka njoftuar se uji nga liqeni i Badocit vazhdon të mos jetë i pijshëm për shkak të vlerave të larta të manganit, raporton Gazeta “Enigma”.
Përmes një postimi në Facebook IKSHPK ka njoftuar se “analizat laboratorike të realizuara në ditët e fundit rezultojnë me vlera të manganit të cilat tejkalojnë kufirin e lejuar të përqendrimit të manganit prej 0.05 mg/l sipas Udhëzimit Administrativ Nr. 10/2021 për” Cilësinë e Ujit për Konsum nga Njeriu”, dhe gjithashtu tejkalojnë standardin shëndetësor prej 0.3-0.4 mg/l mbi të cilin konsiderohet se mund të ketë ndikim në shëndet”.
Tutje IKSHPK-ja ka apeluar te qytetarët që të vazhdojnë të ndjekin oraret e furnizimit me ujë të pijshëm nga autobotet./Gazeta Enigma/