Gjithsej 130 ushtarë ukrainas u kthyen në vendlindje, pasi ishin zënë rob nga forcat ruse, raportoi TheGuardian të dielën.
Andriy Yermak, shef i stafit të presidentit Volodymyr Zelensky, tha se shkëmbimi i trupave të kapura peng ka ndodhur në disa faza gjatë ditëve të fundit.
Nuk është bërë e ditur se sa rusë janë shkëmbyer, derisa Yermak tha se ata që u kthyen në shtëpi janë ushtarakë, roje kufitare, anëtarë të gardës kombëtare, marinarë dhe punonjës të rojës shtetërore të kufirit.
Ky është shkëmbimi i dytë më i madhi i të burgosurve.
Ukraina dhe Rusia kanë mbajtur shkëmbime të rregullta të të burgosurve që nga 24 shkurti i 2022-s kur kishte nisur agresioni.