Rundi i dytë i bisedimeve në mes të delegacioneve nga Rusia dhe Ukraina është vendosur që të mbahet sot derisa delegacionet pritet që të jenë të njëjtit si ata që ishin në rundin e parë të bisedimeve të hënën.
“Është zyrtare. Rundi i dytë i bisedimeve midis Ukrainës dhe okupatorit do të zhvillohet sot”, tha një ndihmës i presidentit ukrainas për CNN, përcjell Gazeta Enigma.
“Delegacionet do të jenë në të njëjtën përbërje”, shtoi ai.
Të martën, agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA tha se rundi i dytë i bisedimeve do të zhvillohet në Bjellorusi, pranë kufirit Bjellorusi-Poloni.
Rundi i parë i bisedimeve të hënën zgjati për pesë orë dhe përfundoi pa ndonjë progres./Gazeta Enigma/