Kombëtarja e Ukrainës ka arritur të mposhtë atë të Sllovakisë, pas një përmbysje të rezultatit që u mbyll 2-1.
Fillimisht Sllovakia kaloi në epërsi në pjesën e parë, por në të dytën ukrainasit u rikthyen fuqishëm duke shënuar dy herë.
Tani Ukraina renditet në vendin e dytë me tri pikë, pas Rumanisë që ka katër.
Ndërkohë, Sllovakia po ashtu ka tre pikë të mbledhura nga ndeshja e parë dhe renditet e treta në tabelë me goldallim më të thellë.
E fundit në grup është Belgjika, me asnjë pikë të mbledhur deri më tani. /Gazeta Enigma