Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, Gjeneral Major Ozkan Ulutas ka pritur Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë, Peter Sorensen dhe Shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Gjeneral Major Giovanni Pietro Barbano
KFOR-i përmes një njoftimi në Facebook, ka njoftuar se takimi është përqendruar në situatën e sigurisë në Kosovë, stabilitetin rajonal dhe dialogun e lehtësuar nga BE-ja midis Beogradit dhe Prishinës.
Postimi i plotë:
Gjeneral Major Ulutaş nënvizoi angazhimin e KFOR-it ndaj misionit të tij të mandatuar nga OKB-ja dhe ndaj bashkëpunimit të tij të vazhdueshëm me Bashkimin Evropian dhe partnerë të tjerë.
Vizita nënvizoi angazhimin e gjatë dhe të palëkundur të NATO-s dhe BE-së për të punuar së bashku për të konsoliduar një mjedis të qëndrueshëm dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe stabilitetin rajonal.
KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.
KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.