Ushtarët italianë të KFOR-it bëjnë patrullime në bjeshkët e Istogut në “kushte ekstreme”

Ushtarët italianë të KFOR-it bëjnë patrullime në bjeshkët e Istogut në “kushte ekstreme”

KFOR-i ka njoftuar se sot ka zhvilluar një sërë aktivitetesh patrullimi dhe vëzhgimi në Komunën e Istogut.

Siç thuhet në njoftim aktivitetet janë zhvilluar në kushte ekstreme, shkak i temperaturave të ulëta.

Tutje thuhet se në këtë aktivitet kanë marrë pjesë ushtarët italianë të KFOR’it.

“Batalioni Kinetik i Komandës Rajonale në perëndim të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO ka zhvilluar një sërë aktivitetesh patrullimi dhe vëzhgimi në komunën e Istogut. Aktivitetet u zhvilluan në kushte ekstreme për shkak të temperaturave të ulëta dhe borës në terren ku vepronin ushtarët italianë”, thuhet në njoftim.

Related Articles