Ushtarët italianë nga Komanda Rajonale Perëndim e misionit të udhëhequr nga NATO-ja, KFOR, po kryejnë patrullime të rregullta në terren, me qëllim ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë.
Një nga këto patrullime përfshiu edhe pjesëtarë të Ekipit Zviceran të Monitorimit dhe Ndërlidhjes (LMT), duke reflektuar rëndësinë e bashkëpunimit shumëkombësh për paqen në rajon
“KFOR-i vijon të zbatojë mandatin e tij të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për të garantuar një ambient të sigurt për të gjithë qytetarët dhe komunitetet në Kosovë, si dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.
Misioni bashkëpunon ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin e Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si përgjegjës për sigurinë”, shkruhet tutje në njoftimin e KFOR-it në Facebook.