Ushtria ukrainase uron myslimanët me rastin e festës së Bajramit

Ushtria ukrainase uron myslimanët me rastin e festës së Bajramit

Ushtria ukrainase ka uruar besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin. Kori i Forcave të Armatosura të Ukrainës, ka publikuar një video ku shfaqen duke kënduar Salavat-i Sharif.

“Të dashur myslimanë të Ukrainës, ushtarë dhe civilë dhe partnerë tanë nga vendet e tjera! Forcat e Armatosura të Ukrainës urojnë Bajramin dhe sinqerisht falënderojnë për veprimet tuaja të përbashkëta për të rivendosur integritetin territorial të Ukrainës.

Në këtë ditë kur fillon Fitër Bajrami, rëndësi e madhe i kushtohet ndjenjës shpirtërore të personalitetit njerëzor, kështu që myslimanët tradicionalisht do ta kalojnë këtë natë duke u mbledhur me të afërmit dhe duke iu lutur Allahut.

Urime për festën tuaj dhe shpresojmë sinqerisht që Zoti t’i dëgjojë lutjet tuaja për unitetin e Ukrainës dhe çlirimin e Krimesë, kthimin e të gjithë refugjatëve në shtëpitë e tyre, ribashkimin e familjeve të copëtuara nga agresioni rus, lirimin e të gjithëve”, thuhet në mesazh.


Related Articles