Ushtroi dhunë ndaj gruas, burri në Mitrovicë dënohet me dy vjet burgim

Ushtroi dhunë ndaj gruas, burri në Mitrovicë dënohet me dy vjet burgim

Është dënuar me dy vjet burgim i akuzuari për dhunë ndaj gruas së tij në Mitrovicë të Veriut.

Gjykata Themelore në Mitrovicë ka bërë të ditur se sipas aktakuzës, ngjarja ka ndodhur më datë 10.11.2025, në banesën e përbashkët familjare në Mitrovicë – Veri.

Pas një mosmarrëveshjeje verbale mes bashkëshortëve, i pandehuri M.K., ka kanosur të dëmtuarën dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore, si dhe frikë dhe shqetësim të madh emocional.

Me aktvendim të veçantë, të pandehurit i është vazhduar masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.

Related Articles