Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar ndaj deklaratës së presidents, Vjosa Osmani sa i përket marrëveshjes së Vuçqiqit me Putinin për gazin rus.
Haradinaj ka shkruar se Osmani reagon për këtë marrëveshje kurse hesht për refuzimin e gazit amerikan që e ka bërë kryeministri Kurti.
“Presidentja e vajton marrëveshjen Vuçiq-Putin për gazin rus e heshtë JO-në e Kosovës (e thënë nga KM Kurti) për gazin amerikan?!? Ec e bjeri në fije!”, ka shkruar Haradinaj.
Ndryshe, Osmani pati reaguar ku kjo e fundit tha se Vuçiq zgjodhi t’i bashkohet një krimineli të luftës, dhe Bashkimi Europian s’duhet ta injorojë këtë rrugëtim shkatërrues të tij.
”Vendimi i qëllimshëm i Vuçiqit për të marrë anën e Rusisë është një goditje për perspektivat e Serbisë për të ecur në rrugën e BE-së”.
”Ai ka zgjedhur të bashkohet me një kriminel lufte dhe të financojë luftën e Putinit, mbi një Evropë të bashkuar, paqësore dhe të begatë”.
”BE nuk mund të injorojë më rrugën shkatërruese që ka marrë”.