Vajzat e raportuara të zhdukura lajmërohen, nuk duan të kthehen në shtëpi

Vajzat e raportuara të zhdukura lajmërohen, nuk duan të kthehen në shtëpi

Dy vajzat nga Peja që ishin lajmëruar të zhdukura për një javë u gjetën mesnatën e së premtes. Ato në gjendje të mirë shëndetësore, u sollën tek organet e rendit nga një qytetar që e ndaluan në rrugë. Por E.B. dhe L.N. që thanë se qëndruan në një shtëpi të pabanuar në fshatin Qungur me vetë-dëshirë, refuzuan të kthehen tek familjet, andaj u dërguan në strehimore.

Takim me të bijën nuk pati Sali Berisha nga Qyshku i Pejës, që zhdukjen e saj e kishte lajmëruar edhe përmes emisionit Kiks Kosova. Atij iu tha se për shkak të procedurave 19 vjeçaren do mund ta shohë tek të hënën, e ky është shumë i lumtur që ajo u gjend e gjallë.

“Kurdo qe ajo dëshiron me kontaktu babin e saj është e lirë, nuk e ka as të vetmin send prej meje, ajo është vajza ime, atë e dua e kam vajzë, unë do ta trajtoj edhe më mirë tash e tutje” tha Berisha

Klan Kosova kontaktoi edhe me babain e L.N. nga fshati Treboviq, por i njëjti nuk deshi të deklarohet. E Prokuroria dhe Policia në Pejë janë duke hetuar nëse ka elemente të veprës penale në këtë rast.

“Të njëjtat kanë deklaruar që nuk kanë qenë nën presionin, apo kërcënimin dhe detyrimin e ndonjë personi gjatë kohës sa kanë qenë të paqasshme” tha Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore Pejë, Shkodran Nikçi.

Vajzat ishin lajmëruar të zhdukura të premten e 23 shtatorit, derisa sipas prindit te E.B kjo është hera e parë që ajo është larguar nga shtëpia në këtë formë.

VIDEO:

Related Articles