Vaksinimi i fëmijëve kundër COVID, këto janë efektet anësore që mund të kenë pas marrjes së dozës

Vaksinimi i fëmijëve kundër COVID, këto janë efektet anësore që mund të kenë pas marrjes së dozës

Ministria e Shëndetësisë në muajin nëntor miratoi dhënien e vaksinës kundër COVID të prodhuar nga Pfizer/BioNTech për fëmijët e moshave 12-15 vjeç.

Përmes një komunikate për media, Ministria e Shëndetësisë kishte bërë të ditur se vaksinimi i kësaj grup-moshe do të bëhet në gjitha qendrat e Kosovës vetëm në prani të prindit apo kujdestarit ligjor dhe se nuk ka nevojë për caktim të terminit paraprakisht.

“Përvoja nga shtetet që kanë nisur aplikimin e vaksinës të grup-mosha 12-15 vjeçe, flasin për siguri dhe efikasitet të lartë të kësaj vaksine edhe tek fëmijët, duke i mbrojtur ata nga të gjitha variantet e SARS-COV-2, përderisa efektet e mundshme anësore janë të papërfillshme në raport me përfitimet nga vaksinimi”, kishte njoftuar ministria.

Së fundmi zëdhënësi i MSH-së, Faik Hoti ka publikuar një njoftim për efektet anësore që mund ti kenë fëmijët pas marrjes së vaksinës antiCOVID-19.

“Pas marrjes së vaksinës kundër COVID-19, fëmijët mund të kenë disa efekte anësore si dhimbje krahu ose dhimbje koke. Këto janë shenja normale që tregojnë se trupi i tyte po ndërton mbrojtje kundër COVID-19. Efektet anësore zakonisht zhduken pas 1-2 ditëve dhe janë të ngjashme me efektet anësore të vaksinave të tjera të fëmijërisë”, thuhet në njoftimin e publikuar nga Hoti. /Gazeta Enigma/.

Related Articles