Vaksinimi në QKMF-në e Gjilanit po vazhdon normalisht

Vaksinimi në QKMF-në e Gjilanit po vazhdon normalisht

Po vazhdon vaksinimi kundër COVID-19 në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjilan raporton Gazeta Enigma.

Personeli pergjegjës ka konfirmuar se vaksinimi po bëhet me program ashtu sic ka paraparë Ministria e Shëndetësisë.

Dr. Ismet Rushi, shef i sherbimit te vaksinimit tregoj se QKMF-ja është e furnizuar me 640 doza të vaksinës Astra Zeneca, dhe 108 doza të vaksinës Pfizer tha ai për Gazetën Enigma.

“Qytetarët paraprakisht janë lajmëruar në të gjitha QMF-të, dhe me qëllim të evitimit të tollovive ne i kemi thirrur ata në telefon” sqaroi Rushi.

Poashtu sipas tij në Gjilan po vaksionohen edhe stafi mjekësor, të cilët kanë mbetur pa vaksionuar.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi gjatë ditës se vaksinimi kundër COVID-19 është duke vijuar në nivel vendi sipas Planit Shtetëror të Vaksinimit kundër COVID-19, ndërsa janë duke u vaksinuar qytetarët e moshës mbi 65 vjeçare raporton Gazeta Enigma.

LEXO EDHE: Njoftim i rëndësishëm nga Ministria e Shëndetësisë

Related Articles