Valencia – Real Madrid: Polemika të mëdha, Bellingham shënoi por gjyqtari kishte përfunduar ndeshjen

Valencia – Real Madrid: Polemika të mëdha, Bellingham shënoi por gjyqtari kishte përfunduar ndeshjen

Skuadra e Real Madrid dhe Valencia kanë barazuar 2:2 në ndeshjen e javës së 27-të në La Liga.

Në fundin e ndeshjes ndodhi një moment interesant.

Jude Bellingham realizoi golin për 2:3, por në atë moment gjyqtari i ndeshjes ishte duke i rënë bilbilit dhe ndeshja mori fund.

Goli i mesfushorit anglez nuk u pranua, pasi arbitri tashmë e kishte përfunduar ndeshjen.

Kujtojmë që ishin 7 minuta shtesë, por gjyqtari e shtyu ndeshjen deri në minutën e 99’të.

Related Articles