Me 24 vjet burgim unik është dënuar Valon Aliu për vrasjen e 21-vjeçares Erona Coklit, brenda Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj.
Në njoftimin e Prokurorisë të datës 4 shtatorit 2024, thuhet se më 12.04.2024 i pandehuri sipas marrëveshjes me QPS-në e ka marrë djalin e tij, e ka dërguar t’i shkurtonte flokët, por pas 40 minutave në objektin e QPS-së nuk është kthyer më fëmijën e tij por i vetëm, dhe e ka vrarë 21-vjeçaren. Sipas njoftimit të Prokurorisë, rasti ka filluar pas një fjalosjeje të shkurtë.
