Varhelyi do hetohet nga Parlamenti Europian, dyshohet se favorizoi Serbinë në negociata

Varhelyi do hetohet nga Parlamenti Europian, dyshohet se favorizoi Serbinë në negociata

Parlamenti Europian tashmë edhe zyrtarisht ka aprovuar kërkesën për hetimin e brendshëm ndaj komisionerit të BE-së, për gjoja favorizimin e Serbisë gjatë negociatave të zgjerimit të bllokut.

Eurodeputeti holandez që inicioi këtë kërkesë, Thijs Reuten, për këtë u shpreh i lumtur, ndërsa njoftoi këtë lëvizje përmes një cicërime në twitter.

”Me 357 vota pro, 180 kundër dhe 95 abstenime, Parlamenti Evropian ka miratuar kërkesën e deputetit holandez, Thijs Reuten ndaj Komisionit për ta hetuar Komisionerin Várhelyi rreth rolit të tij në Ballkanin Perëndimor. Mirëpresë përfundimin e këtij hetimi”, ka deklaruar Reuten në twitter.

Related Articles