Objekti i ETC-së në Suharekë, mëngjesim e sotëm u kaplua nga një zjarr i madh
Flakët shkaktuan dëme të mëdha materiale.
Zjarri po vazhdon të jetë i pranishëm edhe gjatë mbrëmjes brenda këtij objekti.
Rreth këtij rasti u prononcua kryetari i Suharekës Bali Muharremaj.
Në një përgjigjje për Klan Kosovën, Muharremaj tha se gjendja është nën kontroll.
“Policia dhe zjarrfikësit ende janë aty. Gjendja është nën kontroll”, tha Muharremaj.
“Më vjen keq ajo çka ka ndodhur. Ende nuk dihet se si ka ndodhur, por e rëndësishme është që zjarrfikësit ia kanë dal me sukses ta lokalizojnë zjarrin. Për fat të mirë nuk ka ndonjë person të lënduar”, theksoi ai.
“Sigurisht që flakë mund të ketë pasi në objekt ka pasur shumë plastikë dhe është djegur, prandaj nuk është shuar plotësisht”, deklaroi i pari i Suharekës. /Gazeta Enigma