Vazhdojnë kërkimet për të moshuarin e zhdukur në Has 

Vazhdojnë kërkimet për të moshuarin e zhdukur në Has 

Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim ende është duke vazhduar kërkimi për gjetjen e personit të humbur në fshatin Gorozhup, regjionin e Hasit, komuna e Prizrenit, raporton Gazeta “Enigma”.

Përmes një postimi në Facebook ata kanë njoftuar se bashkë me Policinë, zjarrëfikësit dhe vullnetarë janë duke kërkuar të moshuarin.

“Ekipet tona të kërkim-shpëtimit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, zjarrfikësit dhe vullnetarët, janë të angazhuara intensivisht në terren për të lokalizuar personin e zhdukur”, thuhet në njoftimin e tyre.

“Ftojmë qytetarët që posedojnë çfarëdo informacioni që mund të ndihmojë në këtë drejtim, të kontaktojnë autoritetet përkatëse sa më parë, në nr. të telefonit 112 apo në 045112102. Kërkimet do të vazhdojnë derisa të kemi rezultate. Falënderojmë të gjithë për mbështetjen dhe solidaritetin!”. /Gazeta Enigma/

Related Articles