Këtë të enjte është rritur numri i veturave për të dal nga Kosova, raporton Gazeta “Enigma”.
Sipas Qendres për Menaxhim Kufitar të MPB-së, pritjet për të dalë nga Kosova përmes Dheut të Bardhë po shkojnë deri në 30 minuta në këtë mëngjes.
Nga përditësimi i fundit i të dhënave, për të dalë nga Kosova përmes Dheut të Bardhë kolona është 100 metra.
Ndërsa për të hyrë në Kosovë nga kjo pikë kufitare, qytetarët po presin deri në 10 minuta.
Në Merdarë, ndërkaq nuk ka pritje të gjata. Për të hyrë në Kosovës pritjet janë deri 10 minuta, ndërsa për të dalë nga Kosova pritjet janë deri 20 minuta.
Në Muçibabë e Mutivodë nuk ka pritje as në hyrje e as në dalje. /Gazeta Enigma/