Sheriff Tiraspol ka bërë befasinë e radhës në Ligën e Kampionëve duke e mposhtur Real Madridin në Santiago Bernabeu (2-1).
Një harkim të bukur të Cristianos e shfrytëzoi Jasur Yakhshiboev, i cili kërceu për të shënuar me kokë (25’).
Nikoqirët u përpoqën ta barazonin rezultatin përmes Karim Benzema e Eden Hazard, por shkuan në pushim në disavantazhi.
Tentimet e Los Blancos për ta barazuar rezultatin vazhduan edhe në fraksionin e dytë, ndërsa Vinicius Junior u rrëzua në zonë dhe pas konsultimit të VAR-it, gjyqtari akordoi penallti.
Përgjegjësinë e mori sulmuesi francez, Karim Benzema, i cili shënoi me lehtësi nga pika e bardhë për ta barazuar rezultatin (65’).
Megjithatë, një kombinim i mirë ndërmjet Traore dhe Sebastien Thill, bëri që ky i fundit ta rikthente epërsinë duke e shënuar golin e fitores (90’).
Ky triumf e lë Sheriff Tiraspol lider në Grupin D me gjashtë pikë nga dy ndeshje, kurse Real Madridi mbetet në kuotën e tri pikëve.