Nuk ka asnjë pengesë për shpërthimin që Lionel Messi është duke e bërë në Shtetet e Bashkuara pasi FC Dallas konfirmoi se të gjitha biletat për ndeshjen e raundit të 16-të të Kupës së Ligës të së dielës kundër Inter Miamit u shitën pas vetëm 18 minutash.
Ndeshja e së dielës do të jetë e katërta e Messit për Heronët, por ndeshja e tij e parë larg stadiumit DRV PNK me sfidën që do të zhvillohet para një turme prej 20,500 njerëz në stadiumin Toyota në Frisco (Dallas).
Messi ka luajtur tri ndeshje me Inter Miami dhe ka qenë i rëndësishëm në skuadrën e tij duke regjistruar tre fitore në Kupën e Ligës. Në fitoren 2-1 ndaj Cruz Azul ai hyri në fushë për 37 minuta dhe shënoi një gol në minutat shtesë nga gjuajtja e lirë. Në fitoren 4-0 ndaj Atlanta United ai ishte titullar, shënoi një dygolësh dhe u largua 13 minuta para se të përfundonte ndeshja. Dhe këtë të mërkurë, në derbin rajonal të Floridës kundër Orlando City në raundin e 32-të, sulmuesi i lindur në Rosario plotësoi 90 minuta, shënoi përsëri dy gola dhe dha një paraqitje të shkëlqyer.
Teksasit përparuan në raundin e 16-të me një fitore 2-1 ndaj skuadrës së Liga MX Mazatlan dhe do t’i ofrojnë një provë të ashpër skuadrës së Messit që ka fituar dy nga tre takimet e fundit midis dy skuadrave.
Dallas drejtohet nga spanjolli Nico Estevez dhe sapo është përforcuar skuadra e tyre me blerjen e lojtarit qendror bask, Asier Illarramendi, i cili i bashkohet skuadrës për pjesën tjetër të sezonit në MLS.
Fituesi i ndeshjes do të kalojnë në fazën çerekfinale dhe do të përballet me fituesit e duelit mes Houston Dynamo/Charlotte-Cruz Azul.