Vazhdon forma e luhatshme e Lakers – rezultatet e tri takimeve në NBA

Vazhdon forma e luhatshme e Lakers – rezultatet e tri takimeve në NBA

Kanë përfunduar tri përballje në NBA, të cilat u zhvilluan në orët e para të ditës së mërkurë (sipas kohës tonë lokale).

Los Angeles Lakers arritën të shënonin fitore të mundimshme ndaj Boston Celtics me rezultat 117-102.

Jayson Tatum i Celtics ishte më i miri, pasi shënoi 34 pikë, ndërsa LeBron James i Lakers kishte katër më pak, i pasuar nga Westbrook me 24 sosh.

Fitore në këtë rreth mori edhe New York Knicks që triumfoi përball San Antonio Spurs, 121-109.

Me vetëm tri pikë dallim, fitore shënoi edhe Brooklyn Nets ndaj Dallas Mavericks, me rezultat 102-99.

Related Articles